20 dhjetor 2009

Real Madrid në kërkim të super-talentit të Anderlechtit Romelu Lukaku

Real Madridi i është bashkuar Milanit dhe Chelseat në garën për sensacionin e ri Romelu Lukaku, i cili aktualisht luan për klubin belg Anderlecht.
16 vjeçari ka një rekord fantastik në nivelin e të rinjve, dhe pos kësaj shënoi dy herë në fitoren 3-1 ndaj Ajaxit në Europa League javën e kaluar, gjë që e ka rritur intensitetin e interesimeve në aftësitë e Lukakus.
Ylli i fuqishëm i ri është krahasuar dhe quhet Didier Drogba i ri, dhe sipas disa tabloideve, disa klube të mëdha europiane janë të interesuara në të.
Belgu më parë refuzoi kalimin te Chelsea, gjë që rriti gjasat e Milanit, e veçanërisht Real Madridit.