14 dhjetor 2009

Real Madrid interesohet për Carvalhon

Sipas mediave spanjolle, Reali i Madridit, interesohet për mbrojtësin e Chelseat, Ricardo Carvalho.
Reali i Madridit është në kërkim të një mbrojtësi të qendrës, pasi Pepe u lëndua seriozisht për të cilën arsye do të qëndrojë jashtë fushe deri në fund të sezonit.
Mediat spanjolle menjëherë kanë dalë me ‘propozime’ se kush mund të jetë zëvendësues i mbrojtësit portugez, dhe kanë përmendur një lojtar tjetër të këtij vendi, pikërisht mbrojtësin e Chelseat, Ricardo Carvalho.
31-vjeçari tashmë një kohë të gjatë është në listën e dëshirave të Real Madridit, të cilët ishin të interesuar për të që në kohën kur ai ishte lojtar i Portos.
Mbetet të shihet nëse Reali vërtet ka interesim për portugezin dhe nëse Chelsea do të heqë dorë nëse pranon një ofertë nga klubi spanjoll