24 dhjetor 2009

Real Madrid dhe Manchester United në kërkim të ‘ Didier Drogbas së ri’ të Fiorentinës

Real Madrid dhe Manchester United, dëshirojnë të transferojnë në radhët e veta super talentin Khouma Babacar, i cili vlerësohet nga shumë ekspertë si Didier Drogba.
Sulmuesi senegalez, i cili është vetëm 16 vjeçar, konsiderohet si talenti më i madh në Itali sot, dhe është te Fiorentina që nga vera e vitit 2008.
Përkundër moshës së tij, talenti po stërvitet me skuadrën e parë të Fiorentinës, dhe Cesare Prandelli, i njohur për kultivimin e talentëve, beson se Babacar mund të bëhet sulmuesi më i mirë në botë.
Talenti i Babacar ka joshur shumë skuadra rreth e përçark Europës, siç janë Real Madrid dhe Manchester United, të cilat e kanë konfirmuar interesimin në të.
Fiorentina nuk do ta lë aq lehtë talentin të ikë për në Premier League, pasi që Italia e ka patur problem kultivimin e talentëve të rinj.