06 dhjetor 2009

Ranieri : Lazio luajti si zonjë

Claudio Ranieri u shpreh menjëherë pas takimit derbi me Lazion të cilën skuadra e tij e fitoi me rezultat minimal me golin e vetëm të Cassettit.
“ Derbi im i parë ishte fantastik, tribunat plot, bukur.”
“ Sigurisht, ndërprerja në pjesën e parë nuk i ndihmoi skuadrave, pasi që ishin shumë pranë për të shënuar. “
“ Në pjesën e dytë ishim më shumë kompakt, dhe goli ishte rezultat i dueleve individuale.”
“ Lazio luajti si zonjë, unë them se qetësia tek ai klub do të kthehet shpejtë.”
“ Dëshirova që të mos pranonim gol, kjo më kënaq.”
“ Unë gjithnjë e favorizova Interin për Scudetton, por Juventusi dje luajti më mirë. 5 pikë janë gjithnjë shumë.” Deklaroi pas ndeshjes trajneri i Romës, Claudio Ranieri.