27 dhjetor 2009

Ranieri kërkon të anulohet pushimi i festave në Serie A

Trajneri i Romës, Claudio Ranieri, beson se Serie A duhet ta anulojë pushimin dimëror.
Ish-trajneri i Chelseat, Ranieri, ngjashëm si rivali i tij, menaxheri i Interit, Jose Mourinho, beson se Serie A duhet të vazhdojë të jetë aktive, sikur edhe Liga Premier.
“Që kur kam punuar në Ligën Premier kam menduar se nëse hiqen festat e fundvitit, kjo do të ishte mirë për Serie A”.
“Kur e them këtë, jam i vetëdijshëm se në Itali jemi në një presion më të madh psiko-fizik. Megjithatë mediat duhet t’i pyesin përkrahësit nëse ata do të preferojnë të përcjellin ndeshjet gjatë festave, me pauzën që mund të jetë menjëherë pas tyre”, ka thënë Ranieri.