20 dhjetor 2009

Ranieri dëshiron dy përforcime

Trajneri i Romës, Claudio Ranieri, është duke kërkuar të nënshkruajë me dy lojtarë në afatin kalimtar të janarit.
Ranieri po ashtu i ka të përcaktuara pozitat se ku i nevojiten këto dy përforcime të radhës.
“Dua të kem një sulmues të qendrës dhe një mbrojtës. Sa më herët, aq më mirë”, ka thënë strategu italian.
Roma sot mposhti Parmën me rezultat 2-0, për të marrë pozitën e katërt të tabelës së Serie A.