09 dhjetor 2009

Pse Laporta është krenarë?

Joan Laporta, president i Barcelonës ka shumë arsye që të jetë krenar me futbollistët e skuadrës së tij. Ai ndihet i lumtur që tre futbollistët e skuadrës së Barcelonës janë nominuar për Lojtarin Më të Mirë të Vitit nga FIFA. Dy mesfushorët spanjoll Andres Iniesta dhe Xavi Hernandez dhe sulmuesi argjentinas Lionel Messi, që të tre janë në garë për çmimin prestigjioz. “Të tre nominimet për Lojtarin më Mirë nga FIFA reflektojnë modelin tonë të punës. Ne punojmë çdo ditë me maksimumin e përgjegjësisë dhe pjekurisë. Mendoj se ky model i punës dhe fryt i tij është se ne po përjetojmë momentet më të mira në historinë e klubit”, tha Laporta.