14 dhjetor 2009

Prishtina rinis përgatitjet

Skuadra më e trofejshme në futbollin e Republikës së Kosovës, Prishtina, ka rinis përgatitjet ekstra për turneun ndërkombëtarë që do merr pjesë më 10 janar në Winterthur të Zvicrës. Kryetrajneri Skënder Shengyli, tha se në tubimin e parë iu janë përgjigjur ftesës të gjithë futbollistët. “Kemi rinis përgatitjet dhe më shumë do të punojmë në aspektin fizik. Përgatitjet do t’i zhvillojmë në Kizhnicë dhe në salla e mbyllura”, ka thënë Shengyli. Prishtina është fituese e turneut të kaluar dhe shkon me synime që të mbron këtë trofe. Para turneut ndërkombëtar në Winterthur, kampioni në fuqi, do të zhvillojë edhe një ndeshje miqësore me skuadrën e Schaffhausenit, që bën gara në Ligën e Dytë të Zvicrës. Në radhët e Schaffhausenin luan edhe ish-futbollisti i Prishtinës, Visar Berisha. Kjo ndeshje miqësore për Prishtinën do të jetë e mirëseardhur para turneut ndërkombëtar që fillon një ditë më vonë. Kryesia e KF Prishtinës, në krye me drejtorin e palodhshëm, Edmond Rugovën, iu kanë krijuar kushte të shkëlqyeshme futbollistëve si për punë po ashtu edhe në të gjitha pikëpamjet të tjera. “Për skuadrën e Schaffhausenit më shumë kemi dëgjuar nëpërmjet shtypit sesa që e njohim kështu. Synojmë të kemi një paraqitje të mirë sikurse me Schaffhauseni po ashtu edhe në turneun ndërkombëtar në Winterthur”, theksoi Shengyli. Sipas Shengylit, pas kthimit nga Zvicra, do të bëjmë edhe një pushim të shkurtër futbollistët, pasi që stinori pranveror në Raiffeisen Superligën e Kosovës nis me 6 mars. “Këto përgatitjet që i kemi rinis nuk punojmë vetëm për turneun që do të marrim pjesë në Zvicër, por edhe për kampionatin tonë”, shtoi Shengyli. Shumë skuadrat e Kosovës janë në pushimin e merituar dimëror, kështu që kampioni aktual nuk ka paraparë ndonjë ndeshje miqësore para nisjes për në Zvicër. Futbollistët e Prishtinës do të punojmë me përkushtim në aspektin fizik, që të përgatiten sa më mirë para sfidave që i presin në Zvicër. Prishtina stinorin pranveror e ka përfunduar në vendin e tetë me vetëm 23 pikë dhe që hiqet kandidate në luftë për titullin e kampionit të Republikës së Kosovës. Duhet theksuar se rivali i Prishtinës, Schaffhauseni një kohë ka qenë anëtar i elitës së futbollit zviceran, ndërsa tashmë në ligën e dytë aktualisht zë vendin e 11 me 18 pikë të tubuara.

- KURSE LAJMET TJERA RRETH KAMPIONATIT KOSOVAR JANE:

Afër marrëveshjes

Futbollisti Mirsad Idrizi, i suspenduar që një kohë nga kampioni në fuqi, Prishtina, si duket është afër marrëveshjes me njërën prej klubeve shqiptare. “Është çështje kohe se me cilën skuadër do të firmosi. Shumë më afër marrëveshjes jam me drejtuesit e skuadrës së futbollit Vllaznia nga Shkodra. Këtë javë do të udhëtojë në Shkodër dhe presë edhe të nënshkruajë kontratën me Vllazninë nëse pajtohen me kushtet çfarë i kërkojë unë. Në rast se ndodh e kundërta, do të shikojë kushtet e skuadrës së futbollit Gramozi nga Erseka”, tha Idrizi. Ky futbollistë tashmë e një kohë është në negociata me këto klube, por sipas tij është vetëm çështje ditësh arritja e marrëveshjes.

Rikthehet Maxhuni në Hys

Kryetrajneri i deridjeshëm, Luan Prekazi, është emëruar drejtor i shkollës së futbollit Hysi.
Skuadra e futbollit Hysi nga Podujeva ka bërë ndryshime në Shtabin Teknik si dhe në shkollën e futbollit. Drejtori i kësaj skuadre, Arbnor Morina, tha se këto nuk do të jenë edhe risitë e fundit, por në vazhdim do të ketë risi tjera. Hysni Maxhuni, pas një periudhe të shkurtër është rikthyer sërish kryetrajner në KF Hysi, që zë vendin e dytë me 30 pikë në Superligë. “Në Shtabin Teknik kemi bërë ndryshime. Hysni Maxhuni është emëruar në krye të Shtabit Teknik, ndërsa atij do t’i ndihmojë Fadil Ademi, që për këtë të fundit do të jetë një rast i mirë të dëshmojë veten në këtë zeje të re. Ndërkaq Luan Prekazi do të jetë drejtor i Shkollës së futbollit Hysi. Dëshira e të gjithëve në klub është të kemi një organizim sa më të mirë në shkollën e futbollit dhe për të cilën edhe janë kushtet shumë të volitshme. Infrastruktura e fushës ndihmëse është në përfundim e sipër dhe lirisht mund të them se Hysi ka infrastrukturën më të mirë në Kosovë”, tha Morina. Drejtori i skuadrës së Hysit i është mirënjohës Prekazit për trofeun e kupës që kanë fituar, njëherësh edhe për punën që ka bërë gjatë stinorit vjeshtor. Kryetrajneri i ri Maxhuni, i cili një kohë të shkurtër gjatë stinorit vjeshtor i ka prirë edhe KF Trepçës nga Mitrovica, ndihet i lumtur që është rikthyer në këtë mjedis sportiv dhe që ka kushtet më të mira në Kosovë. “Është një kënaqësi e madhe që rikthehem në një skuadër që ka kushte ideale për punë dhe futbollistë të rinj e cilësorë. Arsye që jam kthyer në Hys ka të bëjë me kushte që ka kjo skuadër. Ka infrastrukturën më të mirë, po ashtu edhe fushën ndihmëse të rregulluar dhe e cila është një mundësi të punojë ashtu si mendoj në mënyrë profesionale. Në klub mosha mesatare e futbollistëve është 22 vjeçare dhe të gjithë janë me kontratë më shumë se dy vjet. Prandaj kjo nënkupton se kanë kontratë të gjatë dhe nuk e kemi atë problem se pas gjashtë muajve mund të largohet ndonjë futbollistë. Kushtet janë ato që Hysin e bëjnë ndër klubet më të organizuara dhe me ambicie të qarta. Hysi ka futbollistë të ri, të cilën kanë përparuar dhe kanë një nivel të lartë të lojës. Punën që e kam lënë në gjysmë do të vazhdojë me një punë profesionale që të ndërtojmë një skuadër të fortë që kur pranohemi në garat ndërkombëtare të jemi sa më të gatshëm. Fadil Ademi është ndihmës i imi, i cili ka qenë një futbollistë shembull për të tjerë, me një kulturë të lartë e karakter të fortë dhe një profesionistë i vërtetë”, tha Maxhuni. Sa i përket asaj se Maxhuni disa herë brenda një periudhe ka ndërruar klubet, ai theksoi: “Ndërrime të shpeshta nuk janë të preferuara për mua. Edhe atëherë kur jam larguar nga Hysi, ishte një marrëveshje me Hysin. Sa i përket kontratës lirisht mund të them se është arritur aq sa do pronari të jem në krye të kësaj skuadre. Synimet e Hysit janë kupa dhe titulli i kampionit të Republikës së Kosovës”. Morina ka thënë se përforcimet kanë marrë fund, por sipas tij nuk përjashtohet mundësia të sjellin edhe ndonjë futbollistë tjetër nga jashtë. Hysi në radhët e veta ka sjellë tre futbollistë: Yll Hoxhën nga Finlanda, Drilon Dragushën e Fisnik Papuçin nga Vëllaznimi.