18 dhjetor 2009

Presidenti i Lyon: Më mirë Reali se Barca

Presidenti i Lyonit Jean-Michel Aulas ka marrë pak kohë për të reaguar për kundërshtarin në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve, e që për francezët do të jetë Real Madridi i Cristiano Ronaldos me shokë.
“ Është një short i vështirë. Është privilegj të luajmë ndaj Realit. Është ekip i madh dhe finalja do të luhet në Madrid, kështu që ne e dimë se ata do jenë të motivuar.”
“ Ne kemi patur privilegjin të luajmë katër herë ndaj Realit dhe kurë nuk kemi humbur.”
“ Është një ekip i mrekullueshëm. Nuk ka favorit, por kemi rast për të bërë progress.”
“ Nuk deshëm të kthehemi në Barcelonë. Dhe Chelsea do ishte gjithashtu një kundërshtar i keq.”
“ Shpresoj të mos luajmë keq.” Deklaroi pas shortit presidenti i Lyon për EuroSport.