19 dhjetor 2009

Premier Liga, Liverpuli kërkon kapërcimin e krizës

Java e 18-të e kampionatit anglez çelet sot me gjashtë takime, ku spikasin përballjet Portsmuth-Liverpul, Mançester Siti-Sanderlend dhe Fulham-Mançester.
Liverpuli i Rafa Benitezit po kalon një moment të vështirë, dhe në përballjen e sotme duhet të reflektojë për të shpresuar në një ringritje. Një tjetër humbje do t’i kushtonte rëndë teknikut spanjoll.

Ndërkohë, Mançester Junaited do të ketë një përballje jo të lehtë me Fulhamin, për të shpresuar në ndonjë hap fals të Çelsit kryesues që luan nesër në transfertën e Uest Hemit.

Sot;

13:45 Portsmuth-Liverpul
16:00 Aston Vila-Stoke
16:00 Blekburn-Totenhem
16:00 Fulham-Mançester U.
18:30 Arsenal-Hull

Nesër;

14:30 Volverhempton-Bernli
16:00 Everton-Birmingam
17:00 Uest Ham-Çelsi

Të hënën;

Uigan-Bolton