10 dhjetor 2009

Prandelli krenar me futbollistët e tij

Trajneri i Fiorentinës, Cesare Prandelli, nuk e ka fshehur gëzimin e tij për fitoren e fundit ndaj Liverpoolit, e cila iu ndihmoi të përfundojnë në pozitën e parë të grupit E.
Fiorentina e përfundoi me stil fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, pasi ekipi italian mposhti me rezultat 2-1 Liverpoolin në Anfield.
“Nuk kam menduar se do të mund të përfundojmë në pozitën e parë të grupit. Por kur ekipi luan mirë dhe qetë gjithçka është e mundur dhe kjo ndodhi sonte. Më pëlqeu si luajtën në pjesën e parë. Krijuam shumë shanse dhe i shkaktuam probleme Liverpoolit”.
“Në pjesën e dytë kishim disa rënie, por nuk u dorëzuam. Ju jap komplimente futbollistëve pasi e merituan. Ata flijuan për këtë rezultat dhe tash duhet të kënaqemi me shpërblimin”, ka përfunduar Prandelli.