14 dhjetor 2009

Prandeli pas erës-Lipi në Kombëtare?

U mendua se Luçiano Spaleti do të ishte tekniku më i akredituar për ta zëvendësuar Marçelo Lipin në drejtimin e "axurrëve" të Italisë, pas përfundimit të Botërorit 2010. Por ish-tekniku i Romës ka shtegtuar drejt Rusisë, duke marrë një nga skuadrat me sponsorizim domethënës, Zenith St. Petersburg. Dhe pyetja që ngrihet tani është: po cili do të jetë tekniku i Italisë? Zërat spekulativë janë rikthyer te një teknik profesionist në detyrën e tij, Çezare Prandeli që drejton Fiorentinën. Falë këtij trajneri, skuadra violë i mahniti të gjithë, duke u shfaqur në Champions si një nga ekipet italiane më të mira, para Interit, Milanit dhe Juventusit.