04 dhjetor 2009

Portsmouth i vonon rrogat

Portsmouth ka konfirmuar se disa prej futbollistëve të tyre nuk janë paguar për muajin nëntor, hera e dytë këtë sezon që ata nuk janë paguar me kohë.
“Shumica e futbollistëve nga ekipi i parë ende nuk kanë marrë pagat për muajin nëntor. Një pjesë e pagave do të ndahen të premten, ndërsa pronarët e rinj të klubit janë duke punuar rreth pagesës së pjesës tjetër në ditët e ardhshme”, thuhet në një komunikatë të publikuar në ueb faqen zyrtare të klubit.
Portsmouth kishte paguar me vonesë edhe pagat e muajit shtator.