10 dhjetor 2009

Portieri i Standard Liege Sinan Bolat i lumtur me golin e shënuar ndaj Az

Standard Liege ishte fare pranë eliminimit nga Europa kur u takua me AZ Alkmar në shtëpi, por një gol me kokë në sekondën e fundit nga portieri Sinan Bolat për 1-1, dërgoi Belgët në Europa League.
“ Unë shikova pankinën për të marrë leje për të shkuar përpara dhe të gjithë më lejuan ta lë golin.”
“ Dhe më pas natyrisht se shpresoni të shënoni, por mendoni se nuk do të ndodhë. Sidoqoftë, goditje e bukur e lirë erdhi dhe unë e godita topin me kokë duke e dërguar në rrjetë me shumë fat.”
“ Unë e pranoj që ishte fat i pastër. Unë e falenderoj zotin, që ma dha këtë gol. Ishte sekonda e fundit e ndeshjes dhe goli im i parë në karrierë. E pabesueshme.”
Bolat nuk ishte portieri i vetëm që shënoi këtë javë në Champions League. Të martën portieri i Bayernit Hans Joerg Butt shënoi nga pika e bardhë ndaj Juventusit.