23 dhjetor 2009

Platini: Brazili favorit absolut

Presidenti i UEFA-s Michel Platini ka hedhur një shikim në të ardhmen, tek kampionati botëror, dhe francezi mendon se Brazili është favorit për të fituar kampionatin botëror Afrika Jugore 2010.
Kampionja aktuale e botës Italia është larg mbrapa listës së të preferuarve të Platinis, me Spanjën dhe Brazilin para Azzurëve me gjasa maksimale për triumph.
“ Brazili ka një ekip të madh me lojtarë të mëdhenjë që dijnë se si të fitohet një garë e tillë.”
“ Sidoqoftë, Spanja mund ti bëj Brazilit probleme të mëdha, sidomos nëse këto dy përfaqësuese takohen para finales.”
“ Një kombëtare tjetër që vjen tejet e përgatitur në kampionat është Anglia. Është kohë e gjatë që anglezët janë pa kupë bote.”
“ Por duhet të mbajmë dhe vështrimin tek skuadrat tradicionale të kampionateve si Italia dhe Holanda, ashtu si ndaj ekipeve Afrikane që do të luajnë në shtëpi.” Deklaroi Michel Platini për La Repubblica.