20 dhjetor 2009

Plani i Roberto Mancinit përfshin Fernando Torres,Thierry Henry,Sergio Aguero & Ribery

Sipas The Sunday Times trajneri i ri i Manchester Cityt,Roberto Mancini ka një listë ekstravagante për transferimet në Janar ku në të përfshihen disa superyje evropianë.
Italiani do të ketë para gjatë transferimit,megjithëse pritet që ai ti shes disa lojtarë për të rritur burimet.
Në listen e tij përfshihen superyje si : Thierry Henry – Barcelona [10 milionë €],Fernando Torres – Liverpool [ 80 milionë €],Sergio Aguero – Atletico Madrid [ 40 milionë €] dhe anësori Angel Di Maria – Benfica [ 35 milionë €].
Lojtari nga Bayern Munich [ 65 milionë] është i përfshirë në listë.
Përveç këtyre Mancini dëshiron të huazojë Javier Mascheranon nga Liverpool dhe Yaya Toure nga Barcelona por ata si duket dëshirojnë ta blejnë edhe mbrojtësin e West Ham United,Matthew Upson.
Tek City ka edhe lojtarë që dëshirojnë largimin.Kolo Toure është shprehur i pakënaqur me largimin e Hughes. Craig Bellamy dhe disa lojtarë të tjerë kanë protestuar për shkak të largimit të trajnerit të tyre.