19 dhjetor 2009

Pirlo nuk lëviz nga Milan

Mesfushori i Milanit, Andrea Pirlo ka insistuar se dëshiron të mbetet në klub dhe të përfundojë karrierën në San Siro. 30 vjeçari kërkohej nga Chelsea dhe Real Madrid gjatë afatit kalimtar të verës, mirëpo ai refuzoi të largohet nga Milan.
“Real Madrid dhe Chelsea janë joshje të fuqishme, por ata i takojnë të kaluarës. Kam mundur t’i bashkohem Chelseas për të filluar një aventurë të re. Milan ishte në periudhë të vështirë dhe ndoshta ishte momenti i duhur për t’u larguar. Mirëpo, fjalët e presidentit Berlusconi më kanë bindur të mbetem”, deklaroi Pirlo.