26 dhjetor 2009

Peter Hill: Jam lodhur nga Barcelona

Bossi i Arsenalit Peter Hill – Wood ka humbur durimin me gjigantin spanjoll Barcelonën për spekulimet e fundit që e lidhnin Cesc Fabregas me një kthim në vendlindje.
“ Vërtetë jamë lodhur nga Barcelona dhe nga gjithë këto thashethehme.”
“ Cesc është shumë mirë, me një kontratë afatgjate dhe nuk ka treguar dëshirën për të bërë ndryshime.”
“ Nuk është hera e parë që ata e bëjnë një gjë të tillë. Këto gjëra janë më jorespektuese dhe më të lodhshme që dikush mund ti bëj.”
“ Mendoni se ka veprime që mund të merrni kundër tyre, por supozoj se nuk mund t’ua mbyllni gojën.”
“ Pozita jonë dhe e Cesc Fabregas është tejet e çartë. Ai është me ne që shtatë vite dhe nuk ka arsyje për të ikur.”
“ Nuk mendoj se do flisja me të për Barcelonën pasi që nuk mendoj se ai dëshiron të flas për këtë.”
“ Nga gjithçka që dëgjojmë ai është përshtatur mirë. Ai ka kontratë afatgjate dhe nuk shoh arsye pse të mos e vazhdojmë.”
Barcelona poashtu është në kërkim të super talentit Benik Afobe.
Ky talent i ri vlerësohet shumë nga Wenger për aftësinë e tij për të nuhatur gola, dhe për aftësinë e tij teknike. Sidoqoftë, Wenger nuk dëshiron të ndëgjoj për Barcelonën.
Nga ana tjetër, Hill pas kësaj deklarate lansoi dhe një sulm për Wenger, në të cilin ai pohon se i ka ofruar para Wengerit por ky i fundit nuk ka shpenzuar.