08 dhjetor 2009

Përballje vendimtare

Juventus dhe Bayern Munich ndeshen në Ligën e Kampionëve të martën dhe njëri prej tyre do të ketë fat të njëjtë me Liverpoolin, duke u eliminuar herët nga gara.

Xhiroja e fundit e fazës së grupeve po ashtu do të jetë vendimtare për Milanin, që nuk e ka të sigurt kualifikimin për fazën eliminatore. Në anën tjetër, tetë ekipe: Bordeaux, Lyon, Chelsea, Manchester United, Arsenal, Porto, Fiorentina dhe Sevilla tashmë kanë siguruar kalimin në mesin e 16-të ekipeve më të mira.

Kampioni i Francës, Bordeaux, siguroi njërin nga dy vendet në Grupin A, duke lënë ish kampionët, Juventus dhe Bayern, të luftojnë për pozitën tjetër. Bianconerët konsiderohen favoritë pasi u konvenon edhe barazimi, ndërsa gjigantit bavarez i nevojitet vetëm fitorja në Torino.

Juventus është i pamposhtur në 16 ndeshjet e fundit në shtëpi në Ligën e Kampionëve, ndërsa ka fituar katër ndeshjet e fundit në shtëpi kundër ekipeve gjermane – dy prej tyre kundër Bayernit – dhe kanë humbur vetëm tri nga 22 takime në shtëpi kundër ekipeve gjermane në përgjithësi.

Bayern do të përkrahet nga rikthimi i mesfushorit Arjen Robben nga lëndimi, i cili do të mundohet të shtojë ritmin e lojës së gjigantit bavarez në mungesë të plejmejkerit të lënduar, Franck Ribery.

Juventus i mungon qendërmbrojtësi Giorgio Chiellini derisa në dyshim është paraqitja e portierit, Gianluigi Buffon. Kryesuesit të Grupit C, Real Madridit i mjafton t’i shmanget humbjes prej tri golave dallim nga Olympique Marseille për t’u kualifikuar, mirëpo Milan duhet të fitojë në Zurich për të siguruar pjesëmarrjen në vazhdim të garës pa u varur nga rezultati tjetër.

Ekipi i Leonardos ka fituar të dy ndeshjet në udhëtim në Ligën e Kampionëve dhe është i pamposhtur në nëntë ndeshje si mysafir në Europë, mirëpo ka humbur në shtëpi nga Zurich më herët në grup.

Kampioni i Gjermanisë, Wolfsburg, pret Manchester United në Grupin B dhe do të kualifikohen nëse CSKA Moska nuk arrin rezultat më të mira se ata në udhëtim te Besiktas i eliminuar. Në Grupin D gjithçka është e qartë. Chelsea i kualifikuar e pret në shtëpi Apoel Nicosian, ndërsa Porto është mysafir i Atletico Madridit. Ekipi spanjoll do të kërkojë fitore kundër Portos për të siguruar kalimin në Europa League. Ata aktualisht kanë tri pikë, ndërsa Apoel i fundit me dy.

Të gjitha takimet ndermjet ketyre dy skuadrave..

TABELA

5 TAKIME
3 FITORE JUVENTUSI
1 BARAZIM
1 FITORE BAYERN
GOL DALLIMI 5-3 NE FAVOR TE JUVES

19.10.2004 Champions League Juventus-Bayern Monaco 1-0
03.11.2004 Champions League Bayern Monaco-Juventus 0-1
18.10.2005 Champions League Bayern Monaco-Juventus 2-1
02.11.2005 Champions League Juventus-Bayern Monaco 2-1
30.09.2008 Champions League Bayern Monaco-Juventus 0-0
08.12.2009 Champions League Juventus-Bayern Monaco

- KETO DHE ME SHUM INFORACIONE MUND TI GJENI EDHE NE BRENDESIT E WEBIT www.GrandeJuve.tk
- NE BRENDESIN E GRANDE JUVES mund te informoheni mbi shum histori...