13 dhjetor 2009

Pellegrini: Reali meritoi fitoren

Real Madridi shënoi një fitore mbresëlënëse në Mestalla kundër Valencias, ndërsa trajneri Manuel Pellegrini është shprehur shumë i kënaqur me paraqitjen e të zgjedhurve të tij.
“Nuk do të kishte qenë e drejtë po të mos fitonim”.
“Patëm tri ose katër raste në pjesën e parë, dhe ishim shumë solidë në pjesën e dytë”.
“Nuk e di nëse ishte paraqitja jonë më e mirë e sezonit, por ishte një ndeshje shumë e mirë, përballë një kundërshtari të vështirë, në një stadium të vështirë”, është cituar Pellegrini nga Marca. /