05 dhjetor 2009

Pellegrini nuk brengoset për epërsinë e Barcelonës

Trajneri i Real Madridit Manuel Pellegrini ka insistuar se ekipi i tij do të vazhdoj normal dhe nuk brengoset për faktin se Barcelona është lider me pesë pikë epërsi.
Reali ka një ndeshje më pak se Barcelona dhe mund ta shkrij epërsinë kur takohet me Real Zaragozën më 20 Dhjetor në Bernabeu.
“ Ne jemi të njëjtë. Gjëja më e rëndësishme tani është që ti fitojmë ndeshjet deri në fund të vitit, dhe të përfundojmë si lider në tabelë ose pranë liderit.”
“ Na duhet më shumë vazhdimësi në lojën tonë, duhe të jemi më të qëndrueshëm. Nuk na mungon cilësia por kemi humbur precizionin, por ne krijojmë raste.”
“Një humbje ndaj Barcelonës reflekton më shumë se 12 fitore. Çdo e mirë u harua kurse e keqja u reflektua. Asnjëra prej fitoreve të deritanishme, nuk ishin të pamerituara.”deklaroi për shtyp Pellegrini.