18 dhjetor 2009

Pellegrini: Lioni i vështirë si Bayern Munich

9-herë kampioni Champions League,Real Madrid,do të përballet me ekipin francez Lion në raundin e ardhshëm që është faza KnockOut [ 1/16 ].
Edhe pse Reali ishte në një grup të vështirë,Pellegrini gjeti zgjidhjen për tu kualifikuar më tej.
“Më e rëndësishme se emri i rivalëve është forma që do të shfaqin ata gjatë lojës”,deklaroi trajneri për AS gjatë një interiviste për shtyp në Madrid.
“Do të jetë një lojë e nivelit të lartë dhe ne mund të kalojmë në fazën tjetër”,shtoi ai.
Real Madrid ka një record të zi ndaj Lionit në të kaluarën por Pellegrini nuk tregon shenja të brengosjes.
“Statistikat nuk më interesojnë mua.Është e rëndësishme që të kemi konsideratë ndaj tyre por kjo nuk është faktor i vendosjes”.
“Lioni do të jetë i vështirë si Interi ose sa Bayern Munich”.
Më në fund kiliani tha se ai ende nuk ka folur me Karim Benzeman dhe Mahamadou Diarra,dy ish-lojtarët e Lionit.
“Kemi ende kohë të flasim për këtë dhe do ta bëjmë më vonë.Tani duhet të fokusohemi në ndeshjen kundër Real Zaragozës dhe jo në Champions League apo në pushimin gjatë dimrit”.
Los Merengues nuk kanë shkuar më tej raundit 1/16 pothuajse për pesë sezone.