09 dhjetor 2009

Pellegrini i kënaqur me fitoren

Trajneri i Real Madridit, Manuel Pellegrini, sigurisht se është i kënaqur me fitoren kundër Marseille në takimin e mbrëmshëm të Ligës së Kampionëve.
Cristiano Ronaldo shënoi dy gola të cilat ndihmuan Real Madridin të fitojë 3-1 ndaj ekipit francez dhe të sigurojë vend në 16-shen e fundit të garës evropiane.
“Ne mund të kishim përfunduar të parët në grup edhe me barazim, por fituam, shënuam tre gola dhe treguam një paraqitje të qëndrueshme. Ka shumë pak dallim në mes të asaj se si luajmë ne në Bernabeu dhe si luajmë jashtë”.
“E dinim se në tetor dhe nëntor do të luanim nga gjashtë ose shtatë ndeshje çdo muaj. Në dhjetor megjithatë kemi më pak dhe është më lehtë të përsërisësh formacionin. Por duhet të përmirësohemi ende dhe do të vazhdojmë kështu në janar dhe shkurt, pasi eliminimi nga Kupa e Mbretit na jep disa javë pushim”, ka thënë Pellegrini.