18 dhjetor 2009

Pedro i kënaqur me rekordin

Sulmuesi i Barcelonës Pedro është lojtari i parë që ka shënuar gola në gjashtë turne në një sezon.
Sulmuesi i Barcelonës Pedro ishte i kënaqur pasi që ai është lojtari i parë që shënon gol në gjashtë turne në një sezon.
Ai deklaron se botërori i klubeve për Barcelonën ka një rëndësi të madhe.
22 vjeçari ishte golashënues për Barcelonën në fitoren 3-1 kundër Atlante të mërkurën. Ai tani ka shënuar gol në La Liga, Champions League, Copa del Rey, botërorin e klubeve, superkupën spanjolle dheUEFA super kup. duke kompletuar një sekuencë të shkelqyer të shënimeve.
“Unë e di që bëra histori kundër Atlante, por ky nuk është vetëm suksesi im por i gjithë klubit pasi që pa përpjekjen e kolegëve të mi unë nuk do të arrija asgjë.
Barcelona në finale do të ndeshet me Estudiantes në Emiratet e Bashkuara Arabe të shtunën, duke kërkuar të shtoj edhe një trofe në shtëpine e tyre, dhe kështu duke e kompletuar një vit mbresëlënës.