27 dhjetor 2009

Pazzini te City ?

Sipas The Sun, bossi i Cityt Roberto Mancini tanimë ka krijuar listën e transferimeve të reja te skuadra e tij e re, dhe Gianpaolo Pazzini është ndër të parët në listën e tij.
Deri tani Chelsea dhe Manchester United ishin refuzuar nga Sampdoria për transferimin e sulmuesit, por Mancini nuk do të pranonte një JO nga ish klubi i tij.
Menaxheri Italian do të përdor paratë e Cityt dhe lidhjet e tij me Sampdorian për të transferuar lojtarin sa më shpejtë që është e mundshme gjatë afatit kalimtar të Janarit.
Pazzini ka një mesatare prej një goli në dy ndeshje, dhe për këtë shkak është synim i shumë klubeve europiane.