22 dhjetor 2009

Pato, kryegolashënuesi i vitit kalendarik

Viti 2009-të i Milanit, të paktën përsa i përket fushës, ka përfunduar para kohe për shkak të shtyrjes së ndeshjes së Firences. Kështu që mund të bëhet një lloj bilanci numerik për t’ia bashkuar objektivave të arritur nga skuadra për këtë vit, ose më saktë kualifikimit në Champions Ligën aktuale dhe arritjen në fazën e dytë të këtij kompeticioni. “Djalli” ka fituar 23 nga 24 ndeshjet zyrtare, duke barazuar 13 dhe humbur 8. Golat e realizuar kanë qenë 76: një në katër, domethënë 19, janë realizuar nga Aleksandre Pato.