15 dhjetor 2009

Pato: Ëndërroj të bëhem si Mesi, të fitoj “Topin e Artë”

Sulmuesi i Milanit, Aleksandre Pato, ka deklaruar se ëndërron që të vazhdojë në gjurmët e Lionel Mesit dhe një ditë të jetë ai fitues i “Topit të Artë”.Fundjavën që kaloi, 20-vjeçari fitoi çmmin “Golden Boy”, çmim që jepet nga e përditshmja sportive italiane “Tuttosport” për lojtarin U-21 më të mirë të vitit. Pato u rendit në vendin e parë, duke lënë pas sulmuesin malazez të Fiorentinës, Stevan Jovetiç.
Ai shpreson që një ditë të fitojë çmimin prestigjoz “Topi i Artë”, që jepet nga revista “France Football”. “Jam shumë i lumtur dhe krenar që fitova çmimin “Golden Boy” - u shpreh braziliani për “Tuttosport -. Shpresoj që ky çmim të jetë një shenjë e mirë dhe më vonë të fitoj ‘Topin e Artë’”.
Përveç Patos, fitues të mëparshëm të çmimit “Golden Boy” kanë qenë edhe Lionel Mesi, Serxho Aguero, Çesk Fabregas dhe Anderson.