06 dhjetor 2009

Parma mban vendin e katërt, Viola në vend të pestë

Fiorentina ka shënuar fitore të rëndësishme përballë Atalantas për t’u ngjitur në vendin e pestë në tabelë.
Takimi i zhvilluar në Stadio Franchi ka përfunduar me fitoren e vendasve prej 2-0.
Juan Manuel Vargas kaloi Violan në epërsi (26’), ndërsa një minutë pa përfunduar koha e rregullt e takimit, Alberto Gilardino vendosi fitoren.
Pas kësaj fitoreje, Fiorentina ka pikë të barabarta me Sampdorian që gjendet në vendin e gjashtë, dhe një pikë më pak se Parma që gjendet në vendin e katërt.
Parmanët kanë barazuar me rezultat 2-2 si mysafirë të Genoas për të mbajtur pozitën e katërt në tabelë.