03 dhjetor 2009

Parma “fluturon”, Girardi ëndërron Inzagin

Përveç Gatuzos, një tjetër lojtar që kërkon hapësirë është edhe Pipo Inzagit, i cili ka nisur të mendojë edhe largimin në rast se nuk luan me vazhdimësi në formacionin e Leonardos. Dhe një skuadër që është gati ta mirëpresë, është Parma e presidentit Tomazo Girardi, i cili pohon: “Inzagi te Parma? Nuk besoj se do të ndodhë, por nëse kualifikohemi në Ligën e Kampioneve vitin që vjen, ndoshta edhe mund të bëhet.” Me Championsin, sigurisht, por ndoshta edhe në Ligën e Europës mund të jetë e mjaftueshme.