07 dhjetor 2009

Parashikim: Zurich – Milan

Koha: E martë, ora: 20:45
Vendi: Letzigrund,Zurich

Të martën me fillim nga ora 20:45 takohen Zurich dhe Milan në kuadër të Champions League. Milanit i duhet vetëm një pikë, ose të ketë pikë të barabarta me Marseillen për tu kualifikuar. Nëse Milan dhe Marseille humbin, Milan kualifikohet ndërsa FC Zurich është larguar moti nga kjo garë.

FC Zurich

FC Zurich mund të kenë grumbulluar tre pikë në Champions por në anën tjetër ata kanë shkaktuar befasi të madhe duke mposhtur Milanin në San Siro me anë të golit të Hannu Tihinen i cili ia katandisi me të vërtet punët Leonardos.

Zurich shfaqi me të vërtetë formë të mirë kundër Real Madridit në Santiago Bernabeu pasi ata pësuan vetëm një gol. Ekipi zviceran ka 1 fitore, 4 humbje dhe asnjë barazim.Me këto statistika Zurich gjindet në pozitën e fundit me 3 pikë.

Forma e Zurich:

Grasshoper 1-0 Zurich (Super League, 5 Dhjetor )
Zurich 2-0 Aarau (Super League, 29 Nëntor )
Real Madrid 1-0 Zurich ( CL , 25 Nëntor )
Luzern 1-0 Zurich (Super League,8 Nëntor)
Olympique de Marseille 6-1 Zurich ( CL ,3 Nëntor)

Formacioni i mundshëm i Zurich - : Leoni; Lampi, Barmettler, Tihinen, Koch; Aegerter, Okonkwo; Vonlanthen, Margairaz, Djuric; Alphonse.

AC Milan

Milan udhëton drejt Zvicrës në top formë dhe këtë e tregon fitorja e arritur në shtëpi kundër Sampdorias,ndeshje e cila përfundoi me rezultat 3-0.

Në Serie A Milan është i dyti me një pikë më shumë se Juventus dhe katër më pak se Inter.Fitorja u nevojitet Rossonerëve dhe nuk e kanë aq të vështirë kundër një ekipi si Zurich, e sidomos duke marrë parasysh faktin se Real Madridi takohet me Marseille.

Forma e ekipit të Leonardos është impresive.Këtë e treguan në ndeshjen kundër Sampdorias ku golat i shënuan Borriello,Seedorf dhe Pato ndërsa Ronaldinho ishte në top formë si zakonisht me triqet e tij ‘magjike’ bëri disa pasime të mrekullueshme prandaj Zurich duhet të ketë kujdes nga braziliani.

Forma e AC Milan:

Milan 3-0 Samdoria (Serie A,5 Dhjetor)
Catania 0-2 Milan (Serie A, 29 Nëntor )
Milan 1-1 Olympique de Marseille ( CL, 25 Nëntor)
Milan 4-3 Cagliari (Serie A, 22 Nëntor )
Lazio 2-1 Milan (Serie A, 8 Nëntor )

Formacioni startues i mundshëm i Milanit - : Dida; Abate, Nesta, Silva, Kaladze; Ambrosini, Seedorf, Pirlo; Pato, Borriello, Ronaldinho.

Epilogu: AC Milan është në top formë dhe nuk ka ndërmend ta ndal serinë e fitoreve ndërsa një ekip si Zurich nuk besoj se është në gjendje ta ndal këtë gjigant evropian.