19 dhjetor 2009

Parashikim: Real Madrid – Real Zaragoza

Vendi: Santiago Bernabeu, MadridKoha: E shtunë,19 Dhjetor, 22:00
Të shtunën me fillim nga ora 22:00 do të zhvillohet ndeshja midis Real Madridit dhe Real Zaragozës.
Real Madrid
Real Madrid e pret Real Zaragozën pas derbit të zhvilluar kundër Valencias,ndeshje e cila përfundoi me fitoren e Los Merengues. Ekipi i Pellegrinit po dëshmon dita – ditës se nuk varet nga superyje si Kaka` dhe Cristiano Ronaldo.Në ndeshjen kundër Valencias u lëndua mbrojtësi Pepe dhe nuk do të luajë deri në fund të sezonit.
Tani gjithçka do të fokusohet në këtë ndeshje.Pas fitores kundër Valencias tani Los Blancos kanë rastin ti afrohen Barcelonës në vetëm 2 pikë.
Duket se lojtarët e Real Madridit duan gjithnjë e më shumë të fitojnë dhe këtë e tregon deklarata e sulmuesit Karim Benzema,në të cilën thuhet: “Kam krijuar më shumë tani. Në mes tyre janë Gonzalo Higuain, Ezequiel Garay,Cristiano Ronaldo”.
Me rikthimin e formës,me shumë gola të shënuar,Los Blancos janë duke filluar ta luajnë lojën që çdo fans e ëndërron.
Forma e Real Madridit:
Valencia 2-3 Real Madrid ( La Liga, 12 Dhjetor)Olympique de Marseille 1-3 ( CL, 8 Dhjetor)Real Madrid 4-2 Almeria ( La Liga, 5 Dhjetor)Barcelona 1-0 Real Madrid ( La Liga , 29 Nëntor)Real Madrid 1-0 FC Zurich ( CL, 25 Nëntor)
Formacioni i mundshëm i Real Madrid - : Casillas; Arbeloa, Garay, Ramos, Marcelo; M. Diarra, Lass; Ronaldo,Van der Vaart; Benzema; Higuain.
Real Zaragoza
Nëse Reali ka pasur javë të mirë,kjo gjë nuk vlen edhe për Zaragozën.Kësaj rradhe ata ishin viktimë e Athletic Bilbao ku humbën me rezultat 2-1.Tani Zaragoza gjindet në zonën e rrezikut me 12 pikë, të arritura nga 3 fitore,3 barazime dhe 8 humbje kurse përballë një ekipi si Real Madrid vështirë që mund të marrin 3 pikë.
Në Camp Nou [ Tetor ] Barcelona e shkatërroi Real Zaragozën me rezultat 6-1 kurse edhe Mallorca i dha një mësim duke mposhtur me rezultat 4-1 kurse të shtunën Real Madrid mund ti shkaktojë ankth Zaragozës.
Forma e Real Zaragozës:
Real Zaragoza 1-2 Athletic Bilbao ( La Liga, 12 Dhjetor)Real Mallorca 4-1 Real Zaragoza ( La Liga , 6 Dhjetor)Osasuna 1-0 Real Zaragoza ( La Liga, 29 Nëntor)Malaga 1-1 Real Zaragoza ( La Liga, 22 Nëntor)Malaga 0-0 Real Zaragoza ( Copa del Rey, 10 Nënor)
Formacioni i mundshëm i Real Zaragozës - : Lopez Vallejo; Pulido, Ayala, Pavon, Paredes; Pennant, Ponzio, Aguilar, Herrera; Lafita; Arizmendi.
Epilogu: Cristiano Ronaldo do të rikthehet në këtë ndeshje dhe pa dyshim prezenca e tij do të ketë ndikim.Realit i konvenon më shumë fitorja se sa ndonjë barazim i papritur kurse Real Zaragoza nuk besoj se mund ta ndalë ‘vrullin’ që do të kenë Los Merengues.