04 dhjetor 2009

Parashikim: Juventus – Inter

Koha : E shtunë, 5 Dhjetor, ora 20:45

Vendi : Stadio Olimpico di Torino

Të shtunën me fillim nga ora 20:45 zhvillohet super derbi i kësaj jave në Serie A ndërmjet vendit të tretë Juventusit dhe vendit të parë dhe kampionit aktual Inter.

Juventus do të ketë të vetmin qëllim fitoren. Juventusi është menduar se do të hyjë në Derbi D’Italia me avantazh ndaj Interit por ndodhi e kundërta. Gjithçka që është më pak se fitore do të thoshte Arrividerci Scudetto.

Juventusi nuk është në një situatë të mirë mentale. Së fundi Bianconerët janë ballafaquar me protesta nga tifozët. Nga ana tjetër dështimi në takimin me Interin do t’ia tregone derën Ciro Ferrars që është nën snajperin e Jean Claude Blanc.

Në favor të juventusit është bilanci i mirë në shtëpi ndaj Interit. Në 76 takime, Juventusi triumfoi në 52, barazoi në 14 dhe humbi në vetëm 10 sfida. Në këto ndeshje Juve ka shënuar 137 gola dhe pranoi vetëm 60. Juvja ka një përqindje të fitores prej 68.42 % ndaj Interit në shtëpi.

Më në fund lajme të mira për Juventusin. Giorgio Chiellini dhe Trezeguet janë rikthyer nga lëndimet. Chiellini rikthehet pas një operimi në hundë, dhe besohet se do të mbaj maskë speciale. Trezeguet është ritkhyer pas një lëndimi në kofshë.

Ekzistojnë dyshime për Felipe Melon. Fabio Groso dyshohet poashtu se nuk do të luaj. Për të dy këta do të vendoset në çastet e fundit.

Njeriu që nuk po arrin të shkëlqej ashtu siç është pritur Diego, do të tentoj të bëj befasinë kundër Interit.

Formacioni i mundshëm i Juventusit : 4-3-1-2: Buffon, Caceres, Cannavaro, Chiellini, De Ceglie; Camoranesi, Sissoko, Marchisio; Diego; Amauri, Del Piero.

Juventus

29 Nentor Cagliari – Juventus 2-0 (Serie A)
25 Bordeaux – Juventus 2-0 (Champions League)
22 Juventus – Udinese 1-0 (Serie A)
7 Atalanta – Juventus 2-5 (Serie A)
3 Maccabi Haifa – Juventus 1-0 (Champions League)

Inter do të udhëtoj në Torino me të vetmin qëllim – largimin e Juventusit nga gara për Scudetto. Mourinho tanimë e ka planifikuar se si do të tentoj ti shkatëroj tifozët e Juventusit, të cilët edhe ashtu nuk i kanë punët mirë me Nerazzurët.

Interi nuk do të hyjë në këtë takim për fitore, por për rezultat pozitiv. Me këtë nënkuptojmë që Interi nuk do të rrezikoj asgjë pasi që e ka sfidën kruciale me Rubin Kazanin të mërkurën, dhe nëse Interi pëson këtu disfatë atëherë Mourinhon po e pret ‘’ sëpata ‘’. Juventusi nuk është prioritet i Mourinhos.

Përkundër avantazhit prej shtatë pikësh në Serie A, Interi është dukur në formë të plogësht në dy takimet e fundit me Barcelonën nga e cila morri një leksion, dhe ndaj Fiorentinës, të cilën e mposhti me ‘qykë të zorit’.

Wesley Sneijder është i lënduar dhe është në dyshim për paraqitje. Sipas burimeve tona Mourinho nuk do ta inkuadroj Sneijderin sepse dëshiron ta ruaj për takimin me Rubin Kazanin.

Quaresma, Joel Obi, dhe Davide Santon janë duke u stërvitur në mënyrë speciale. Santon nuk do të jetë në fusha të blerta deri në filim të vitit 2010, pasi që po rikuperohet nga një lëndim në meniskus.

Douglas Maicon do të mungoj për shkak se do ta vuaj ndeshjen e tij të dytë të suspendimit.

Njeriu i cili do të jetë në fokusin e mediave dhe tifozëve të Juventusit do të jetë i shumëpërfoluri Mario Balotelli. Më mirë se Bianconerët askush nuk e njeh Balotellin.

Balotelli doli në skenën e futbollit pikërisht ndaj Juventusit, kur para një viti i eliminoi vetë bianconerët nga Copa Italia me dy gola pasi erdhi nga stoli. Balotelli sipas të gjitha gjasave do të lihet në stol nga Mourinho për të evituar këngët raciste të paralajmëruara nga Bianconerët.

Formacioni i mundshëm i Interit : 4-3-1-2: Cesar; Zanetti, Lucio, Samuel, Chivu; Thiago Motta, Cambiasso, Muntari; Stankovic; Eto’o, Milito.

Inter

29 Nentor Inter – Fiorentina 1-0 (Serie A)
24 Nentor Barcelona – Inter 2-0 (Champions League)
21 Nentor Bologna – Inter 1-3 (Serie A)
8 Nentor Inter – Roma 1-1 (Serie A)
4 Nentor Dynamo Kiev – Inter 2-1 (Champions League)

Epilogu :

Juventusit i duhet më shumë fitorja se Interit. Interi poashtu ballafaqohet me mungesa. Maicon dhe Sneijder mungojnë gjë që do të ndikoj në lojën e Nerazsurëve. Juventusi do të del triumfues në fund.