07 dhjetor 2009

Parashikim : Juventus – Bayern Munchen

Koha : E martë, 8 Dhjetor, ora 20:45

Vendi : Stadio Olimpico, Torino

Të martën me fillim nga ora 20:45 zhvillohet ndeshja më spektakolare dhe më interesante e fazës grupore, ndeshja vendimatre, më inkandeshentja, Juventus – Bayern Munchen.
Juventus, skuadra më e trofeshme në Itali vjen në këtë takim pas një fitoreje shumë të rëndësishme. Juventusi e ka shpinën e sigurtë në kampionat pasi që fitorja ndaj Interit i ka dhënë moral të shtuar lojtarëve.
Ashtu si deklaroi dhe vetë, Ferrara shpreson ta shoh skuadrën e tij të njëjtë si ndaj Interit, të fortë në defanzivë por të sigurtë në sulm.
Pas fitores fantastike në fundjavë, trajneri Ciro Ferrara duket se nuk do të bëj ndryshime. Zonja e vjetër ishte e fortë në të gjitha repartet ndaj Nerazzurëve dhe ky ogur i mirë nuk do të rrezikohet.
I vetmi që mungon është Iaquinta kurse Trezeguet ishte në bankë të shtunën për shkak të problemeve me lëndime.
Raporte tjera thonë se Giorgio Chiellini dhe Gianluigi Buffon do të mungojnë në këtë sfidë.
Barën kryesore ndaj Bayernit ashtu si dhe ndaj Interit do ta ketë mesfushori i rënë nën hije, Diego Ribas. Diego bëri harkimin te goli i parë, dhe pritet që ai ta vendos edhe sfidën me Bayern.
Formacioni i mundshëm i Juventusit: Buffon; Caceres, Cannavaro, Legrottaglie, Grosso; Sissoko, Melo, Marchisio; Diego; Del Piero, Amauri

Forma e Juventusit

Juventus 2-1 Inter (Serie A, 5 Dhjetor)
Cagliari 2-0 Juventus (Serie A, 29 Nëntor)
Girondins de Bordeaux 2-0 Juventus (Champions League, 25 Nëntor)
Juventus 1-0 Udinese (Serie A, 22 Nëntor)
Atalanta – Juventus 2-5 (Serie A, 7 Nëntor)

Bayern Munchen nuk është Inter. Bayerni është njëri prej ekipeve më të trofeshme në Europë. Tre herë kampioni i Europës vjen si Juventusi pas këndelljes në kampionatin kombëtar.
Bayerni do të shpresoj për një ecuri të mirë dhe fat, pasi që do të mund të ishte eliminuar më herët, mirëpo Juventusi dështoi ta mposht Bordeaux.
Të gjithë në Gjermani, të gjithë ekspertët, tifozët, dhe analistët tjerë të thjeshtë apo professional besojnë në fatin që ka Bayerni.
Lajmi më i keq për bavarezët do të jetë se mungesa e Franck Riberys që sigurt nuk do të paraqitet për shkak të një problemi në tejzë.
Nga ana tejtër ka dhe lajme të mira. Daniel Van Buyten vuajti deri vonë nga lëndimet por do të jetë i gatshëm për këtë sfidë.
Hamit Altintop do të luaj, ashtu si Arjen Robben që sigurt do të paraqitet.
Për shkak të mungesës së Ribery, barën kryesore do të ketë mesfushori ultra kreativ Arjen Robben që do ti shkaktoj kokçarje të mëdha Bianconerëve.
Formacioni i mundshëm i Bayernit: Butt; Lahm, Van Buyten, Badstuber, Pranjic; Tymoschuk, Van Bommel, Schweinsteiger; Mueller, Klose, Robben

Forma e Bayernit

Bayern 2-1 Borussia Moenchengladbach (Bundesliga, 4 Dhjetor )
Hannover 0-3 Bayern (Bundesliga, 29 Nëntor)
Bayern 1-1 Maccabi Haifa (Champions League,25 Nëntor)
Bayern 1-1 Bayer Leverkusen (Bundesliga, 22 Nëntor)
Bayern 1-1 Schalke (Bundesliga, 7 Nëntor)

Epilogu

Juventusi do të ketë moral për të luajtur më sigurtë. Barazimi i mjafton torinezëve. Bavarezët do të sulmojnë nga minuta e parë për të rrezikuar kështu në rezultat. Ndeshja do të përfundoj me barazim.