05 dhjetor 2009

Parashikim: AS Roma – Lazio

Koha: E dielë, 20:45Vendi:Stadio Olimpico, Roma
Të dielën me fillim nga ora 20:45 pritet të zhvillohet derbi ‘romak’ midis Romës dhe Lazios i cili nuk po përjeton formën si të mëparshme.
Roma
Pas fitores kundër Atalantës dhe Basel në Europa League duke se Claudio Ranieri ka gjetur formulën e fitores por a do të vazhdojë këtë seri në vazhdim mbetet të shihet të dielën në ndeshjen kundër rivalit në qytet,Lazio.
Si duket Roma ka shumë shansa që të afrohet në vendin e katërt.Them kështu duke marrë parasysh faktin se Genoa përballet me Parmën dhe Roma nuk duhet të nënvlerësojë kundërshtarin e saj,Lazio.
Forma e Romës:
3 Dhjetor- Roma 2:1 Basel (Europa League)29 Nëntor- Atalanta 1-2 Roma (Serie A)21 Nëntor-Roma 3-1 Bari (Serie A)8 Nëntor- Inter 1-1 Roma (Serie A)5 Nëntor- Roma 2-1 Fulham (Europa League)
Formacioni i mundshëm kundër Lazios - (4-2-3-1): Julio Sergio; Riise, Juan, Mexes, Motta; Pizzaro, De Rossi; Vucinic, Menez, Perrotta; Totti.
Lazio
Kriza për Lazion si duket nuk ka të ndalur.Pas barazimit kundër Bolognës me rezultat 0-0 dhe humbjes në Austri kundër Red Bull Salzburg për Lazion vjen një sfidë tjetër mjaft e vështirë.
Se Biancocelestët janë përgatitur me intensitet më të madh se kurrë për këtë ndeshje,e tregon tensioni midis tifozëve dhe klubit.Lazio për 12 ndeshje mund të themi se ka treguar formë ‘katastrofale’ dhe e ka nxitur në maksimum zemërimin e tifozëve,gjë që ka shkaktuar protesta para disa javëve.
Humbja e Lazios mund të thellojë krizën dhe ndoshta mund të sjell fundin e trajnerit Ballardini.
Forma e Lazios:
2 Dhjetor- Red Bull Salzburg 2-1 Lazio (Europa League)29 Nëntor- Lazio 0-0 Bologna (Serie A)22 Nëntor- Napoli 0-0 Lazio (Serie A)8 Nëntor- Lazio 1-2 Milan (Serie A)5 Nëntor- Villareal 4-1 Lazio (Europa League)
Formacioni i mundshëm i Lazios - (3-4-1-2): Muslera, Radu, Stendardo, Diakite; Kolarov, Baronio, Brocchi, Lichtsteiner; Matuzalem; Zarate; Rocchi.
Epilogu: Rivaliteti i madh i këtyre skuadrave do të tregohet nesër.Mbetet të shihet se në çfarë forme do të jenë dy lojtarët kryesorë,legjenda romake Francesco Totti dhe argjentinasi Zarate.