23 dhjetor 2009

Padova këmbëngul për Erjon Bogdanin

Kievo pritet të ndërhyjë në merkato për të korrigjuar disa gjëra në skuadrën e Di Karlos dhe reparti më i prekur do të jetë sulmi. Problemet që skuadra ka treguar në javët e fundit të Serisë A në fazën ofensive mund të shkaktojnë Erjon Bogdanin. Sulmuesi shqiptar, që vazhdon rikuperimin e plotë pas operacionit në nofull, ka humbur vendin e titullarit dhe klubi veronez po shqyrton alternativat për ta shitur, në mënyrë që të sigurojë fonde për afrimin e një sulmuesi dhe një mesfushori. 32-vjeçari ka mjaft oferta nga Seria B, ku më e interesuar është shfaqur Padova. Skuadra e drejtuar nga trajneri Karlo Sabatini renditet e 11-a (mes 22 skuadrave) dhe ka vetëm pesë pikë më pak se vendi i gjashtë, që përkthehet një vend në "play-off". Aktualisht te kjo skuadër aktivizohet edhe Edgar Çani, i cili pritet të transferohet te Piaçenca.