24 dhjetor 2009

Pa Llumnicën në Zvicër

Kampioni në fuqi, skuadra e futbollit Prishtina, i vazhdon përgatitjet sipas dinamikës së paraparë nën drejtimin e kryetrajnerit Skënder Shengylit. Sipas Shengylit, punët në stërvitje shkojnë për mrekulli, përveç futbollistit Isuf Llumnicës që ka të lënduar këmbën. Ai tha se skuadra është e kompletuar në tërësi, por drejt turneun ndërkombëtar që zhvillohet me 10 janar në Winterthur të Zvicrës si dhe me 9 janar do të kenë edhe një ndeshje miqësore me skuadrën e Schaffhausenit, anëtarë e Ligës së Dytë të Zvicrës. “Llumnica do të mungojë për në Zvicër për faktin se është i lënduar. Mirëpo, gjendja e futbollistëve të tjerë është e shkëlqyeshme dhe nuk kemi telashe. Më një fjalë përveç Llumnicës që është i lënduar, të tjerët janë duke stërvitur me intensitet të shtuar”, ka thënë Shengyli. Prishtina përgatitjet i ka zhvilluar edhe në objektet e fushave të vogla sportive, por ka shfrytëzuar edhe ambientin e hapur pikërisht fushën e futbollit në Kizhnicë. Shengyli tha se është punuar sipas programit të paraparë. “Punët në përgatitjet kanë shkuar mjaft mirë. Kemi punuar edhe në salla të futbollit të vogël, me qëllim që t’i ambientojmë futbollistët që të luajnë edhe futsall, pra 4+1. Realisht jam i kënaqur me formën e secilit futbollistë, të cilët stërvitin me përkushtim. Kemi shfrytëzuar edhe fushën e futbollit të madh në Kizhnicë, kësisoj forma ka qenë e shkëlqyeshme e futbollistëve”, tha Shengyli. Kryetrajneri i kampionit tha se për shkak të festës së Vitit të Ri, do të pushojnë tri ose katër ditë dhe do të vazhdojnë punët me intensitet të njëjtë sikur me tash. Ai si synim ka të përgatitë skuadrën në përgjithësi që në Zvicër të shkojnë të gatshëm në çdo aspekt dhe të dëshmojnë lojëra cilësore. “Qëllimi ynë është të përgatitem sa më mirë dhe të udhëtojmë në Zvicër që të prezantojmë sa më mirë futbollin e Kosovës”, tha Shengyli. Prishtina në turneun e Winterthurit kërkon ta mbrojë titullin e fituar një vit më parë dhe në bazë të potencialit të futbollistëve që ka janë të bindur se do të ia arrijnë këtij qëllimit. “E dimë se skuadrat që do të takohem në Zvicër janë cilësore, por do të orvatem të japim më të mirën dhe të dëshmojnë cilësitë tona”, theksoi Shengyli..