08 dhjetor 2009

Olimpico fabrikë municionesh?

Stadio Olimpico i Romës është përdorur si fabrikë municionesh piroteknike sipas një punonjësi i cili i ka zbuluar anët e zeza të sigurisë në stadium, përkundër rinovimit bërë në vitin 2007.
Sergio Pinata, një instruktor punonjësish i Lazios, ka reflektuar në shumë dobësi të sigurisë në stadium. Ai thotë se është e çuditshme se si tifozët i sjellin këto mjete piroteknike në stadium.
Por, më e keqja sipas Pinatas është, që nëse tifozët nuk arrijnë ti marrin ato mbrenda, i prodhojnë vetë brenda stadiumit. Këto materiale fshihen gjatë hyrjes në stadium.
“ Fuqia e punonjësve është shumë e vogël.” Tha ai për La Stampa.
“ Këta djelmosha paguhen vetëm 30 euro për ndeshje dhe rrezikojnë kshtu dhe jetën gjë që ndodhi dhe në derbin mes Romës dhe Lazios.”
“ Bombat piroteknike të prodhuara në stadium? Ato mund të bëhen brenda në stadium. Dikush e sjell barutin, dikush gazetën dhe kështu me rrallë…si mund ta ndaloni këtë.?”
Këto pohime të Pinatas shtrojnë pyetjen se si mund ti ketë këto mangësi në siguri Olimpico kur është rinovuar para dy vitesh nga UEFA dhe para së gjithash ishte mikpritëse e UEFA Champions League të po këtij viti.
Sidoqoftë, mbrapa tifozëve fshihet një e vërtetë tjetër. Roma dhe Lazio ishin dënuar ditë më parë me nga 40 mijë euro pasi që ndeshja ishte ndërprerë. për 13 minuta.