22 dhjetor 2009

Nuk na mungon Ronaldo

Ryan Giggs ka theksuar se pak ka ndryshuar në Manchester United prej largimit të Cristiano Ronaldos gjatë verës. Mesfushori uellsian insiston se fuqia e Djajve të Kuq qëndron në unitetin e ekipit.
“Ne kurrë nuk kemi qenë ekip i varur nga një individ dhe kjo është arsyeja pse ai nuk na ka mungon aspak”, tha Giggs për të përditshmen angleze The People. Ronaldo kompletoi transferimin rekord në Real Madrid gjatë verës dhe mungesa e tij pritej të linte hapësirë të madhe në fuqinë sulmuese të Manchester Unitedin, pas largimit të burimit kryesor të golave.
Mirëpo, gjiganti nga Old Trafford është mbuluar mirë dhe Giggs beson se ekipi i Sir Alex Fergusonit vazhdon të jetë i frikshëm si çdoherë – pavarësisht ndryshimeve në ekip.
“Cristiano është njëri prej futbollistëve më të mirë në botë, por duhet të jem i sinqertë dhe them se nuk kam vërejtur dallim të madh pas largimit të tij”, shtoi ai, duke theksuar se në Manchester askush nuk ishte habitur për transferimin e Ronaldos në Real Madrid.
“Të gjithë e kemi ditur se Cristiano dëshiron të luajë për Realin dhe ai e shfrytëzoi rastin që iu ofrua. Por, ai mbetet njëri prej futbollisteve më të mirë me të cilët kam luajtur dhe është djalosh i mirë. E kemi ditur se ishte dëshirë e tij që një ditë të luante në Madrid dhe ajo iu realizua. I uroj fat”, përfundoi Giggs.