22 dhjetor 2009

Nuk kemi nevojë për përforcime

Edhe pse një pjesë të sezonit e kaloi me rezultate zhgënjyese, Dan Agger mendon se Liverpool nuk ka nevojë për investime dhe për përforcime, në afatin kalimtar të janarit.
“Nuk mendoj se kemi nevojë për ndonjë përforcim. Problemi ynë është mbi të gjitha reparti ofanziv. Kemi nevojë të sulmojmë me më shumë lojtarë”, u shpreh mbrojtësi Agger.
Liverpool është eliminuar nga Liga e Kampionëve këtë sezon qysh në fazën e grupeve.