10 dhjetor 2009

Nga “Djalli” te Zonja”, nofkat e ekipeve të A-së

Skuadrat e kategorisë superiore italiane kanë epitetet e tyre. Ca nga lashtësia e ca nga ngjyrat e fanellës

Në transmetime televizive apo shtypin e shkruar, por edhe në biseda të përditshme kemi dëgjuar që skuadrat e Serie A, veç emrave zyrtarë emërtohen edhe sipas ngjyrave të fanellave apo uniformave zyrtare të para, të miratuara nga Federata Italiane e Futbollit. Sidoqoftë shumica e tyre kanë edhe nofka të çuditshme, disa edhe të paqëmtuara në origjinë. Si kuriozitet: Juventusi dhe Sampdoria janë të vetmet që nuk kanë emrin e qytetit në emrin e skuadrave të tyre, ndërsa Juventusi është e vetmja skuadër me një emër të plotë jo italian.

Atalanta ‑ (Zikaltrit) Kjo për ngjyrat zyrtare të klubit. Po kështu i referohen si “Orobikët” (e paqartë se ç’nënkupton), apo atalantini (djemtë e Atalantës, duke iu referuar perëndeshës së lashtësisë greke, figura e cë cilës shihet edhe në stemën në fanella). Shpesh e quajnë edhe “Mbretëresha e Provincialeve ‑ skuadrave nga provincat, kuptim gjeografik, pasi në vite ka paraqitur një skuadër të mirë si përfaqësuese e një qyteti jo të madh si Bergamo.

Bari ‑ (Bardhëkuqtë). Po kështu i referohen edhe si “Këndezat e vegjël”, por që nuk dihet se përse, ndonëse në uniformën e tyre kanë stemën e gjelit.

Bolonja ‑ (Kuqeblutë). Nofka të tjera përfshijnë felsinët, që edhe kjo nuk i dihet se përse i përcjell në vite.

Kaljari‑ (Kuqeblutë). Nofka të tjera përfshijnë “ishullorët” apo sardët, që të dyja duke iu referuar statusit të tyre si skuadër nga Sardenja.

Katania ‑ (Kuqeblutë). Nofka të tjera përfshijnë “elefantët”, etneasit, sipas malit Etna aty pranë. Elefanti është simboli i qytetit të Katanias.

Kievo ‑ (Verdhëblutë) Apo “gomarët fluturues”. Kievo është një lagje shumë e vogël e Veronës, ndërsa skuadra e madhe, Verona, tifozët e së cilës këndonin “edhe gomarët fluturojnë”, para se Kievo të ngjitej në Serinë A, ku vazhdon edhe sot. Hellas Verona aktualisht përpëlitet në Serinë C2, pas 5 vitesh katastrofikë.

Fiorentina ‑ (Vjollcët). Po kështu thirren “zambakët”, duke iu referuar zambakut në stemën e tyre.

Xhenoa ‑ (Kuqblutë) Po kështu thirren grifi‑figurë mitologjike gjysëmshqiponjë dhe gjysëmluan. Rrallë por edhe i shushaturi plak. Grifi vjen nga statusi i tij si simbol i qytetit të Gjenovës.

Juventus ‑ (Bardhëzinjtë) Për ngjyrat e fanellave, të importuara nga skuadra angleze e “Notts County”. “Zonja e vjetër” është një lojë fjalësh për faktin se Juventusi është në latinisht emri për rininë (Juvja është e e vetmja skaudër, që nuk ka emër italian në Itali) dhe natyrisht. Nganjëherë thirren edhe zebrat për arsye të kuptueshme.

Lacio ‑ (Bardhekaltrit) Njëlloj si Argjentina, (bardhë e ngjyrë qielli). Po ashtu iu referohet edhe si “Aquile”, që do të thotë shqiponjat, sipas legjioneve romake që thirreshin po kështu.

Livorno ‑ (Vishnjët). Thirren edhe “Labronici”, ç’ka është interesante, duke e lidhur me “fjalamanë”, duke iu referuar banorëve të Livornos.

Milan ‑ (Kuqezinjtë). Thirren edhe “Djalli”. Ka nga ata që janë të filozofisë komuniste apo të së majtës që duan t’ia veshin këtë nofkë faktit se pronari i tyre është Silvio Berluskoni.

Napoli ‑ (të kaltrit). Po kështu, thirren “Partenopei” duke iu referuar legjendës greke të sirenave.

Palermo‑ (trëndafil e zinjtë”. Po kështu iu referohet edhe si “shqiponjat” njëlloj si Lacio.

Parma ‑ (Verdhëblutë). Thirren edhe “Dukalët”, duke iu referuar Dukatit të Parmës, apo “kryqtarët”, duke iu referuar rolit që luajti qyteti i Parmës në kohën e kryqzatave.

Roma ‑ (Verdhëkuqtë). Paçka se për shumë e kuqja duket si portokalli. Tifozët e thërrasin edhe “magjikja”, por edhe ujqërit, duke iu referuar themelimit të qytetit të Romës, sipas legjendës nga Romulusi dhe Remusi.

Sampdoria ‑ (Blukaltrit). Një fakt disi interesant është se ato kanë një marinar në stemën e tyre, që në italisht me gjasa është emri i Xhiovani Batistës‑Gjon Pagëzori.

Siena‑ (Bardhëzinjtë) Si, Juve dhe Udineze. Thirren edhe “Robur”, e cila është një fjalë e lidhur me Sienën si qytet.

Udineze ‑ Sikurse Juventusi thirren si “bardhëzinjtë” dhe “Zebrat” për ngjyrat. Po kështu thirren friulanët, për arsyen e vetme të rajonit të përkatësisë gjeografike, Friuli‑Venecia Xhulia.