22 dhjetor 2009

Nelson Valdezit i digjet villa në Dortmund

Sulmuesi i Borussia Dortmund dhe Kombëtares së Paraguait Nelson Valdez, të hënën vonë ka mbetur pa shtëpinë e tij luksoze, e cila u dogj në flakë në orët e hershme të mëngjesit të së hënës.Gazeta me tirazh të madh gjermane Bild shkruan se si Valdez dhe bashkëshortja e tij Tynka rreth orës 3.35 të hënën po ktheheshin në shtëpi në kuartin Westfalen në Dortmund pas një zbavitej në prag të Kërshëndellave, ndërsa aty i priti një pamje tmerruese, Shtëpia e tyre po digjej në flakë. "Tynka dhe unë kemi parë tymin prej së largu. Për fat fëmijët tanë gjendeshin tek gjyshi e gjyshja, por qeni ynë, Arami ishte brenda", ka thënë Valdez.
Arami është një adhurues shtëpiak i familjes Valdez, një retriver i artë, që nuk pati gjasa të shpëtojë.