16 dhjetor 2009

Nedved kërkon nga Juve të mos dorëzohet

Legjenda e Juventusit, Pavel Nedved, ka deklaruar se nuk është aspak i kënaqur pas eliminimit të ish-ekipit të tij nga Liga e Kampionëve, mirëpo ai kërkon nga skuadra që të qëndrojë e vendosur për rikthimin e krenarisë.

“Si një tifoz, u lëndova kur ish-skuadra ime u largua nga Liga e Kampionëve aq herët”.

“Nuk ishte diçka e mirë, kjo është e kuptueshme. Mirëpo ata nuk guxojnë të dorëzohen tash. Duhet të shikojnë përpara”.

“Mendoj se Juve i sotëm është më i fortë se ai i sezonit të kaluar, mirëpo (lojtarët) duhet ta shfaqin këtë në fushë”, ka thënë çeku për Tuttosport.