15 dhjetor 2009

Nebiu shpreson kthimin në Tetovë, Nuriu vazhdon në Suedi

”Nëse do të ketë ofertë serioze nga tre Federata e Futbollit ato Shqiptare, Suedeze apo atë të Maqedonisë me siguri në plan të parë do të ishte reprezentacioni Shqiptar, pastaj ai suedez dhe e treta është Maqedonia nga vetë fakti s e jemi të injoruar nga seleksionuesi”
Një kafe me futbollistët, vëllezërit Nebi dhe Nuri Mustafi


Vëllezërit Nebi dhe Nuri Mustafi janë dy emra të njohur të futbollit të cilët mbahen mend nga adhuruesit e futbollit në veçanti nga tifozët e Shkëndijës pasi një kohë bukur të mirë kanë qenë pjesë e “kuqezinjve”. Aktualisht vëllai më madh Nebi Mustafi (1976) është pjesë e skuadrës FC Mypa, të Finlandës, ndërsa Nuri Mustafi (1983) është pjesë e ekipit suedez GIF Sundsvall. Dy vëllezërit aktualisht gjenden në pushim në vendlindjen e tyre fshatin Sheshove. “falënderoj gazetën Fakti, pasi gjithmonë është ka prezantuar aktivitet tona. Dua të theksoj se deri para dy javëve isha pjesë e ekipit FC Mypa, si futbollist standard dhe njëherit kam stërvitur kategoritë e U-15 apo siç njihen në Finlandë. Por a do të vazhdoj kontratën varet nga bisedat që do të bëhen këto ditë” tha Nebi Mustafi i cili këto ditë ka lidhë kontratën jetësore para ofiqarit që do të thotë se është martuar. Sa i përket kontratës së re me ekipin FC Mypa, Nebi thotë kontrata është e hapur dhe pritet vetëm nënshkrimi i tij, por “Nëse do të kem ndonjë ofertë nga klubet tetovarë jam i gatshëm të bisedoj. Dëshira ime është që karrierën si futbollist aktiv të përfundojmë në ekipin e Shkëndijës, por kjo dot realizohet vetëm nëse arrijmë marrëveshje me drejtuesit e klubit”. Nga ana tjetër Nuri Mustafi i cili ka kontratë tre vjeçare me ekipin e ligës së parë suedeze GIF Sundsvall, edhe pse gjatë këtij kampionati për shkak të një lëndimi serioz ka luajtur vetëm tre ndeshje . Ai gjithashtu ka qene edhe kapiten e skuadrës. “ fatmirësisht nuk kam problem rreth kontratës pas ajo vazhdon deri në vitin 2011. Tani pas sanimit të tërësishëm të lëndimit e imja është që të përgatitem mirë për kampionatin e ri, meqë jam edhe kapiten i ekipit obligimet janë edhe më të mëdha” tha Nuri Mustafi, i cili në vitin 2008 ishte futbollisti numër një i skuadrës në Suedi. Nuriu thotë se me përkushtim është duke i ndjekur rezultatet e skuadrave tetovarë në radhë të parë ato të Shkëndijës dhe Renovës, por është pak sa i dëshpëruar me mos interesimin e seleksionuesit Jonuz. “Thjeshtë nuk ka pasur asnjë interesim. Interesimi vetëm ka qene nga Federata Shqiptare e Futbollit, por lëndimi ishte pengesa kryesore. Nuk mund të kuptoj s si futbollist më mirë i shpallur mos ketë interesim nga seleksionuesi”. Lidhur me këtë problematik që i tangon të gjithë futbollistë shqiptar kudo që ato janë , Nebi Mustafi tha:”Nëse do të ketë ofertë serioze nga tre Federata e Futbollit ato Shqiptare, Suedeze apo atë të Maqedonisë me siguri në plan të parë do të ishte reprezentacioni Shqiptar, pastaj ai suedez dhe e treta është Maqedonia nga vetë fakti s e jemi të injoruar nga seleksionuesi” Sa i përket të ardhmes së vëllezërve Mustafi nga Shemshova duhet theksuar se Nebiu është në prag të diplomës në fakultetin e Edukatës Fizike në Shkup dhe njëherit është duke u përgatit edhe për marrjen e licencës për trajner të futbollit “Tanimë këto janë prioritet e mija pasi i afrohet fundi karrierës”. Nga ana tjetër Nuri Musafi është student në UEJL dhe për shkak të angazhimeve profesionale në ekipin GIF Sundsvall e ka lënë pak pas dore, por nuk ka hequr dorë . “Tani për tani prioritet i imi është që të kthehem në ekip të përgatitem mirë dhe të jem ai i cili do të japi kontributin për ekipin tim” tha Nuriu.Në fund të përkujtojmë se vëllezërit Mustafi janë të përkushtuar që në futboll të japin gjithë ata çka nga ato pritet , pasi vetëm në këtë mënyrë do të jenë prezantues të denjë të kulturës dhe sportit shqiptar