02 dhjetor 2009

Në Chelsea deri në fund

Didier Drogba mund ta përfundojë karrierën e tij te Chelsea. Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë vështirë se mund të rikthehet tek Olympique Marseille, klub në të cilin ishte rritur profesionalisht, prej nga arriti në Londër në vitin 2004.
“Presidenti i Marseilles më ka thënë se do ta studiojë një zgjidhje për të më rikthyer. Unë e respektoj atë, por mendoj se e ka bërë këtë vetëm për ta shtuar numrin e abonimeve të tifozëve. Çdo vit përmendet emri im, por nuk ka asgjë të vërtetë, askush nuk më ka thirrur ende. Mendoj se do ta përfundoj karrierën te Chelsea”, përfundoi Drogba.