12 dhjetor 2009

‑ Në Angli flasin vetëm për Real e Barcelona si rivalë të Çelsit, Mançester Junajtid dhe Arsenalit në Ligën e Kampionëve.

‑ Të mundin skuadrat italiane do të jetë shumë e vështirë për të gjitha skuadrat e tjera. E shoh të ekuilibruar shumë garën. Përveç Liverpulit, të gjitha skuadrat e forta janë në garë. Mund të ishte edhe Juventusi në vend të Bajernit. Fiorentina është një befasi e bukur, ndërsa Liverpuli e kundërta.

Vidiç e ka marrë veten nga sëmundja dhe do të kthehet në formacion për Mançester Junajtid kundër Aston Vilës në ndeshjen e sotme, por disa mbrojtës të tjerë nuk do të jenë. Majkëll Kerrik pritet të jetë partneri i tij. Trajneri Aleks Ferguson u ka prerë rrugën spekulimeve të gazetave duke thënë se nuk do ta marrë në skuadër Sol Kembëllin në merkaton e janarit.

Esien ka pësuar një dëmtim të papritur, që do ta lërë jashtë fushe deri në fillim të janarit. Më pas do të jetë Kupa e Afrikës që do ta largojë nga Çelsi dhe londinezët do të detyrohen të luajnë pa të deri në shkurt. Çelsi në tri ndeshjet e fundit ka një barazim dhe dy humbje (në kampionat, Kupë Lige dhe në Ligën e Kampionëve) dhe i duhet të fitojë sot kundër Evertonit.

Evertoni ka po ashtu një listë të gjatë me lojtarë të dëmtuar dhe dje kësaj liste iu shtua edhe mbrojtësi Xhozef Jobo, i cili nuk do të luajë për një muaj pas dëmtimit të pësuar në barazimin 2-2 të javës së shkuar kundër Totenhemit. Evertoni është pa mbrojtësit Silven Distin, Fil Nevil dhe Fil Jagielka si dhe disa mesfushorë, madje ka aktivizuar mbrojtësin e krahut Toni Hibert si qendërmbrojtës.

Berri, mesfushori i Sitit, ka pohuar se është i përgatitur që të luajë në mbrojtje sot në ndeshjen kundër Bolton Uonderers nëse trajneri Mark Hjuxhs ka nevojë për të mbuluar dëmtimin e Uejn Brixhit. “Unë kam luajtur edhe më parë në atë pozicion dhe në realitet kam luajtur si mbrojtës i majtë për Anglinë kur trajner ishte Kevin Kigan”, ka thënë Berri për faqen web të klubit.