21 dhjetor 2009

Napoli fiton, por Maxarri është i pakënaqur

Pas fitores 2‑0 ndaj Kievos dhe vendit të gjashtë në renditje, Valter Maxarri nuk kërkon të flasë për Europën, por mendon të mbajë të lartë presionin: “Nuk flas për renditje, ‑ tha trajneri i Napolit. - Detyra jonë është që të rritemi dhe të vazhdojmë të luajmë në çdo ndeshje sikur të jetë finale”. Pavarësisht nga tri pikët, Maxarri kritikon skuadrën: “Kievoja vraponte më shumë dhe kështu vuajtëm përballë një kundërshtari, të cilin e përgëzoj. Në aspektin e lojës bëmë një hap prapa. Megjithatë të fitosh është gjithnjë një fakt pozitiv”.