11 dhjetor 2009

Mutu godet një person gjatë një party për VIP

Sulmuesi i Fiorentinës Adrian Mutu e ka gjetur veten në probleme të mëdha pasi që goditi një person në fytyrë gjatë një party për VIP në Firencë
Sipas Il Firenze, sulmuesi rumun ishte mysafir në një hotel me katër yje kur një party u mbajt të premtën. Pas një mosmarveshje me një person, Mutu raportohet se e goditi një Libian 43 vjeçar në fytyrë.
Goditja ishte aq e fortë sa që e gjuajti personin në tokë. Ambulanca dhe policia ishin lajmëruar, dhe njeriu u dërgua në spital ku po merr trajtim të mëtutjeshëm.
Një hetim policor është duke u zhvilluar dhe raportet pohojnë se dëshmitarët e kishin parë Mutu duke e sulmuar personin pas një fjalosje në party.
As Fiorentina dhe as vet sulmuesi nuk lëshuan ndonjë deklaratë për këtë ndodhi.