22 dhjetor 2009

Moxhi: Juve? Duhet larguar gjithë kryesia, jo Ferrara

Ish-drejtori i Juventusit, Luçiano Moxhi, ka komentuar javën e fundit të Serisë A. "Ajo që nuk më ka kërkuar kurrë këshilla është Juventus dhe rezultatet e tregojnë. Skuadra është në fundin e vetëvlerësimit, por unë Ferrarën nuk do ta shkarkoja edhe sepse dyshoj se me këtë skuadër as Hidink apo Xhentile nuk do të bënin më mirë. Janë drejtuesit ata që çalojnë. Pas një humbjeje, si ajo e ndaj Katanias ne do të kishim përplasur grushtet në tavolinë dhe do të kishim shkarkuar të gjithë. Ndërsa kam parë Blankun të dalë në konferencë i buzëqeshur. Skuadra është ndërtuar keq, me sulmues të fortë me kokë, por të këqij me ne të tjerët. A e keni parë Filipe Melon, tashmë duket si një hu në fushë! Kur gjatë verës kritikoja fort këtë blerje shumë të gabuar, shumë mendonin se gjykimi im ishte i shtyrë nga inati. Tani edhe Diego është në krizë, për më tepër, një peshë për krizën e Juves.