24 dhjetor 2009

Milani, Pirlo dhe Ambrozini në gijotinë

Te kuqezinjtë janë mes më të aktivizuarve me Paton e Sedorfin, ndaj Leonardo duhet t’i lërë pushim
Në fillim rotacioni, eksperiment i nevojshëm për të kuptuar se cila rrugë duhet ndjekur. Pastaj formacioni fiks, që jepte ato siguri që aq shumë ka nevojë në fillim të një aventure të re. Nga janari, me shumë mundësi, do të ketë një drejtim ndryshe të skuadrës, sepse paraqitjet e fundit jo të mira, kanë sjellë disa të dhëna të vlefshme. Leonardo po e menaxhon Milanin pa asnjë frikë ose paragjykim dhe në pak muaj ka ndryshuar zakone, module, metodë pune, pra gjithçka. Dhe me siguri do të vazhdojë të ndryshojë, sepse kjo është mënyra me të cilën interpreton punën.E VËRTETA - Sezoni i Milanit do të përjetojë në harkun e dy muajve momentit e rokadës: sfidat me Juven (10 janar), Interin (24 janar) dhe Fiorentinën më 27 janar), do të sqarojnë nëse titulli do të jetë një objektiv konkret ose një utopi. Përballja e dyfishtë me Mançester Junajtid (16 shkurt e 10 mars), do të përcaktojë vlerën europiane të kuqezinjve. Në total Milani duhet të luajë 14 ndeshje (përfshirë dhe dy të mundshme në Kupën e Italisë) në 63 ditë dhe do të ketë nevojë për të gjithë, me kusht që çdo lojtar të jetë gati dhe që Leonardo të vendosë t’u japë hapësirë edhe atyre lojtarëve, që deri tani janë aktivizuar pak.TË PAPREKSHMIT - Historia e 16-të javëve të para të kampionatit tregon që me përjashtim të rolit të portierit, ka nëntë të paprekshëm. E thotë minutazhi dhe logjika: Nesta (1.178 minuta), Tiago Silva (990′), Zambrota (1.096′), Pirlo (1.295′), Ambrozini (975′), Sedorf (1.207′), Pato (1.296′), Ronaldinjo (1.057′) e Borrielo (656′(, sepse ka qëndruar jashtë i dëmtuar, por siguron zgjedhjen e parë për sulmin). Mungon vetëm roli i mbrojtësit të djathtë, por nëse numrat thonë që Odo (679′) ka luajtur vetëm 16 minuta më shumë se Abate (663′), e vërteta është që Inzagi ka gjetur hapësirë në role të ndryshme dhe që Masimo u dëmtua pikërisht kur po gjente vazhdimësinë dhe besimin e Leonardos.LODHJA E MESFUSHORËVE - Fiksimi i pazakontë për të synuar gjithnjë te 11-shja titullare e zakonshme, duhet riparë me ngadalë, para së gjithash, duke parë sforcimin e dy mesfushorëve qendrorë. Për ta mbajtur “gjallë” një modul të tillë kaq sulmues, por edhe një vendosje më të mbuluar, duhet një freski që nuk mund të pretendohet nëse interpretuesit e rolit më delikat, nuk mund të pushojnë sa duhet. Pirlo e Ambrozini po kalojnë çdo kufi dhe Leonardo nuk mund të injorojë Gatuzon (në kërkim të revanshit) dhe Flamininë (në kërkim të hapësirës). Dhe në rotacion duhet të hyjë shpesh edhe Sedorf, një tjetër i paprekshëm, që mund t’i lërë Pirlos rolin e fantazistit me dy mesfushorë shkatërrues.EFEKTI BEKS - Por ardhja e Bekhamit, do të jetë shumë e çmuar për Leonardon. Në skemën aktuale 4-2-1-3, Davidi mund të luajë si mesfushor qendror, si organizator dhe si mesfushor krahu (pa dyshim me interpretime ndryshe nga Pirlo, Ambrozini, Sedorf e Pato). Bekhami siguron cilësi dhe sasi, krosime, vrapime, ide dhe sedër. Një kampion i vlefshëm dhe modest. Një dhuratë për Leon.