15 dhjetor 2009

Milani, një tjetër “fans” i Pandevit

Përveç Juves e Interit edhe kuqezinjtë janë vënë në kërkim të një sulmuesi anësor
Po kërkojmë një sulmues anësor në gjendje për të zëvendësuar Ronaldinjon dhe Paton. Dhe i kam kërkuar Garajin Real Madridit”. Si zakonisht Adriano Galiani “hap” merkaton e janarit dhe zbulon planet e Milanit që ka në organikën “e varfër” problem sezonal. E vështirë të arrihet te qendërmbrojtësi i Realit, kësisoj sforcimet do të përqendrohen para së gjithash te reparti i sulmit.
Objektivi kryesor është Goran Pandev i Lacios, për të cilin prej kohësh po interesohen Juvja e Interi. Zgjedhja për të ndërhyrë në merkaton e janarit për të përmirësuar organikën në disa role, është thuajse e bërë, por humbja me Palermon bëri gjithçka më të qartë. “Dua një miks mes Patos e Ronaldinjos”, - tha administratori i deleguar kuqezi. Pra, një lojtar si Pandev.
Maqedonasi, i ndarë në shtëpinë e Lotitos është në pritje të vendimit final të kolegjit gjyqësor (i cili javën që vjen mund të pranojë kërkesën e zgjidhjes së kontratës, që e lidh me Lacion), është më i miri që mund të gjëndet në raportin cilësi-çmim, duke parë që mund të vijë me çmimin zero, por për të po interesohen Juventusi dhe para së gjithash Interi, i cili ka bërë edhe disa hapa konkretë, sepse në janar do t’i ikë Samuel Eto në Kupën e Afrikës.
Megjithatë, Milani ka kërkuar informacione edhe mbi Milosh Krasiç, mesfushori anësor i CSKA-së së Moskës dhe i kombëtares serbe, një nga protagonistët e fazës së parë të Ligës së Kampioneve, që gjithsesi nuk do të vijë gratis, duke parë që çmimi niset nga 15 milionë euro. Vlera e kartonit përfaqëson sigurisht një pengesë të rëndësishme, sikundër dhe statusi i tij si jokomunitar. Për ta marrë, klubi kuqezi duhet të federojë edhe të riun ganez (i blerë tashmë) Domenik Adiah në një klub mik italian për ta risjellë pastaj në Milanelo në korrikun që vjen.